Një bllokues efikas: me impakt të vogël te memorja dhe procesori, por mund të ngarkojë dhe të zbatojë mijëra filtra më shumë sesa bllokuesit e tjerë të njohur.
Përdorim: Butoni i madh power tek dritarja e vogël shërben për të aktivuar ose jo në mënyrë të përhershme uBlock-un për faqen aktuale. Ai vlen vetëm për faqen aktuale, nuk është një buton i përgjithshëm.
Sigurisht që sa më shumë filtra të aktivizohen, aq më i madh do të jetë impakti tek memorja. Edhe me shtimin e dy listave shtesë të Fanboy, hpHosts’s Ad and tracking servers, µBlock përsëri ka impakt më të ulët në memorje sesa bllokuesit e tjerë shumë të njohur.
Por, kujdes, sepse duke përzgjedhur disa prej këtyre listave, gjasat që faqet të shfaqin probleme do të jenë më të mëdha -- sidomos listat që normalisht përdoren si skeda "hosts".
Pa listat e përmbushura të filtrave, ky program nuk ka asnjë vlerë. Prandaj, po të doni të kontribuoni diçka, mendoni pak për njerëzit që punojnë fort për mirëmbajtjen e listave me filtra që po përdorni, të cilat ju ofrohen pa pagesë.