Një bllokues efikas: me impakt të vogël te memorja dhe procesori, por mund të hapë dhe të zbatojë mijëra filtra më shumë sesa bllokuesit e tjerë të njohur.
Përdorimi: Çelësi i komandimit te dritarja e vogël e bën uBlock përherë joaktiv/aktiv për uebsajtin aktual. Ai vlen vetëm për uebsajtin aktual, nuk është një çelës i përgjithshëm.
Sigurisht që sa më shumë filtra të aktivizoni, aq më i madh do të jetë impakti te memorja. Edhe me shtimin e dy listave shtesë të Fanboy, hpHosts’s Ad and tracking servers, uBlock përsëri ka impakt më të ulët në memorje sesa bllokuesit e tjerë shumë të njohur.
Por, kujdes, sepse duke përzgjedhur disa prej këtyre listave, gjasat që faqet të shfaqin probleme do të jenë më të mëdha -- sidomos listat që normalisht përdoren si skeda "hosts".
***
Pa listat e programuara, ky program nuk vlen për asgjë. Prandaj, po të doni të kontribuoni diçka, mendoni pak për njerëzit që punojnë fort për mirëmbajtjen e listave me filtra që po përdorni, të cilat na ofrohen të gjithëve pa pagesë.