1
0
mirror of https://github.com/gorhill/uBlock.git synced 2024-07-19 03:05:22 +02:00
uBlock/dist/description/description-sq.txt

50 lines
2.0 KiB
Plaintext
Raw Normal View History

Një bllokues efikas: me impakt të vogël te memorja dhe procesori, por mund të hapë dhe të zbatojë mijëra filtra më shumë sesa bllokuesit e tjerë të njohur.
Përmbledhje e ilustruar e efikasitetit të tij: https://github.com/gorhill/uBlock/wiki/uBlock-vs.-ABP:-efficiency-compared
Përdorimi: Çelësi i komandimit te dritarja e vogël e bën uBlock përherë joaktiv/aktiv për uebsajtin aktual. Ai vlen vetëm për uebsajtin aktual, nuk është një çelës i përgjithshëm.
***
Është fleksibël dhe jo thjesht një "bllokues reklamash": mund të lexojë dhe të krijojë filtra nga skedat "hosts".
Filtrat e listuar këtu hapen dhe zbatohen pas instalimit:
- EasyList
- Peter Lowes Ad server list
- EasyPrivacy
- Malware domains
Po të doni, ka edhe shumë lista të tjera të gatshme:
- Fanboys Enhanced Tracking List
- Dan Pollocks hosts file
- hpHostss Ad and tracking servers
- MVPS HOSTS
- Spam404
- Dhe shumë të tjera
Sigurisht që sa më shumë filtra të aktivizoni, aq më i madh do të jetë impakti te memorja. Edhe sikur të shtoni dy listat e tjera të Fanboy, hpHostss Ad and tracking servers, uBlock përsëri ka impakt më të ulët te memorja sesa bllokuesit e tjerë shumë të njohur.
Por, kujdes, sepse duke përzgjedhur disa prej këtyre listave, gjasat që faqet të shfaqin probleme do të jenë më të mëdha -- sidomos listat që normalisht përdoren si skeda "hosts".
***
Pa listat e programuara, ky program nuk ka asnjë vlerë. Prandaj, po të doni të kontribuoni diçka, mendoni pak për njerëzit që punojnë fort për mirëmbajtjen e listave me filtra që po përdorni, të cilat na ofrohen të gjithëve pa pagesë.
***
Falas.
Material i hapur me licencë publike (GPLv3)
Krijuar nga përdoruesit për përdoruesit.
Kontributorët @ Github: https://github.com/gorhill/uBlock/graphs/contributors
Kontributorët @ Crowdin: https://crowdin.net/project/ublock
***
Kur bëni vlerësimin e programit, mos harroni se ky është një version paraprak.
Ditari i projektit:
https://github.com/gorhill/uBlock/releases