uBO Lite (uBOL) është një bllokues *i pavarur* që funksionon sipas modelit MV3. Rregullat e tij janë të barasvlershme me filtrat standardë që përdor uBlock Origin: - Listat e filtrave të integruar në uBlock Origin - EasyList - EasyPrivacy - Lista e Peter Lowe për reklamat dhe gjurmuesit Në faqen e opsioneve mund të shtoni rregulla të tjera – klikoni ikonën e _ingranazhit_ në panelin modal. uBOL është tërësisht deklarativ, domethënë filtrimi ndodh pa qenë nevoja që procesi i uBOL të vijojë vazhdimisht në sfond, ndërsa injektimi i filtrave CSS/JS te materialet kryhet me saktësi nga vetë shfletuesi. Pra, uBOL i bllokon materialet pa konsumuar resurset e procesorit/memories – asetet e uBOL nevojiten _vetëm_ kur ndërveproni me panelin modal ose faqen e opsioneve të tij. uBO Lite nuk kërkon leje shtesë për "leximin dhe modifikimin e të dhënave" kur e instaloni, prandaj fillimisht ka aftësi më të kufizuara sesa uBlock Origin apo bllokuesit e tjerë që kërkojnë leje shtesë për "leximin dhe modifikimin e të dhënave" gjatë instalimit. Megjithatë ju mund t'i jepni uBOL leje të posaçme *eksplicite* për ato uebsajte që doni, në mënyrë që t'i filtrojë më mirë me filtra kozmetikë dhe skripte. Lejet e posaçme për uebsajtet jepen nëpërmjet panelit modal duke zgjedhur mënyrën e filtrimit Optimal ose Komplet. Më tej shfletuesi do ju informojë për efektet e dhënies së këtyre lejeve për uebsajtin në fjalë dhe ju duhet ta pranoni ose refuzoni kërkesën. Po ta pranoni dhënien e lejeve shtesë për uebsajtin në fjalë, uBOL do mundet ta filtrojë më mirë atë. Në faqen e opsioneve të uBOL mund të përcaktoni mënyrën standarde të filtrimit. Nëse vendosni si standard mënyrën Optimale ose Komplete, uBOL do ju marrë leje për leximin dhe modifikimin e të dhënave në të gjitha uebsajtet. Kini parasysh se ky projekt është në zhvillim e sipër sipas këtyre objektivave: - Instalohet pa leje shtesë – lejet e posaçme për çdo uebsajt jepen në mënyrë eksplicite nga përdoruesi. - Tërësisht deklarativ për të qenë më i qëndrueshëm dhe eficient me procesorin/memorien.