1
0
mirror of https://github.com/gorhill/uBlock.git synced 2024-11-02 00:42:45 +01:00
uBlock/platform/mv3/description/webstore.sq.txt

32 lines
2.2 KiB
Plaintext
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

uBO Lite (uBOL) është një bllokues eksperimental *i pavarur* që funksionon sipas modelit MV3.
Rregullat e tij janë të barasvlershme me filtrat standardë që përdor uBlock Origin:
- Listat e filtrave të integruar në uBlock Origin
- EasyList
- EasyPrivacy
- Lista e Peter Lowe për reklamat dhe gjurmuesit
- Lista e AdGuard për gjurmuesit me bazë CNAME
Në faqen e opsioneve mund të shtoni rregulla të tjera klikoni ikonën e _ingranazhit_ në panelin modal.
uBOL është tërësisht deklarativ, domethënë filtrimi ndodh pa qenë nevoja që procesi i uBOL të vijojë vazhdimisht në sfond, ndërsa injektimi i filtrave CSS/JS te materialet kryhet me saktësi nga vetë shfletuesi. Pra, uBOL i bllokon materialet pa konsumuar resurset e procesorit/memories asetet e uBOL nevojiten _vetëm_ kur ndërveproni me panelin modal ose faqen e opsioneve të tij.
uBO Lite nuk kërkon leje shtesë për "leximin dhe modifikimin e të dhënave" kur e instaloni, prandaj fillimisht ka aftësi më të kufizuara sesa uBlock Origin apo bllokuesit e tjerë që kërkojnë leje shtesë për "leximin dhe modifikimin e të dhënave" gjatë instalimit.
Megjithatë ju mund t'i jepni uBOL leje të posaçme *eksplicite* për ato uebsajte që doni, në mënyrë që t'i filtrojë më mirë me filtra kozmetikë dhe skripte.
Lejet e posaçme për uebsajtet jepen nëpërmjet panelit modal duke zgjedhur mënyrën e filtrimit Optimal ose Komplet.
Më tej shfletuesi do ju informojë për efektet e dhënies së këtyre lejeve për uebsajtin në fjalë dhe ju duhet ta pranoni ose refuzoni kërkesën.
Po ta pranoni dhënien e lejeve shtesë për uebsajtin në fjalë, uBOL do mundet ta filtrojë më mirë atë.
Në faqen e opsioneve të uBOL mund të përcaktoni mënyrën standarde të filtrimit. Nëse vendosni si standard mënyrën Optimale ose Komplete, uBOL do ju marrë leje për leximin dhe modifikimin e të dhënave në të gjitha uebsajtet.
Kini parasysh se ky projekt është në zhvillim e sipër sipas këtyre objektivave:
- Instalohet pa leje shtesë lejet e posaçme për çdo uebsajt jepen në mënyrë eksplicite nga përdoruesi.
- Tërësisht deklarativ për të qenë më i qëndrueshëm dhe eficient me procesorin/memorien.